Arsenali nuk e përfshiu në ndeshjet e Premierligës, vjen reagimi i Ozil!

Mesut Ozil, një ndër futbollistët më të paguar te Arsenali, me një pagë javore prej 350 mijë sterlina, është lënë jashtë ndeshjeve të këtij edicioni në Premierligë. Vërtetë një vendim ky i çuditshëm i drejtuesve të skuadrës londineze, të cilët si duket një gjë të tillë kanë bërë në shenjë hakmarrjeje. Një vendim i këtillë i skuadrës që drejtohet nga Mikel Arteta, e ka zhgënjyer pa masë ish-futbollistin e Real Madridit.

“Jam thellësisht i zhgënjyer. Është e vështirë të të qëndrojnë besnikë në ditët e sotme. Jam thellësisht i zhgënjyer për faktin që nuk jam regjistruar për ndeshjet në Premierligë. Pas nënshkrimit të kontratës sime të re në vitin 2018, i premtova besnikëri klubit që dua, Arsenalit dhe më trishton që besnikëria nuk është e ndërsjellë. Nga java në javë, përpiqesha të mendoja se ekzistonte mundësia e kthimit në ekip dhe për këtë arsye kam qëndruar i heshtur. Para bllokimit për shkak të pandemisë isha i lumtur me ardhjen e trajnerit të ri Mikel Arteta, kisha ndjesi pozitive dhe paraqitjet e mia ishin me të vërtetë pozitive. Pastaj gjërat ndryshuan, përsëri, dhe unë nuk u lejova më të luaja futboll për Arsenalin.” – është shprehur Ozil, kontrata e të cilit me Arsenalin i skadon qershorin e vitit 2021.

“Këtu, në Londër, ndihem gjithmonë si në shtëpi, kam shumë miq të mirë në këtë ekip dhe ende ndiej një lidhje të fortë me tifozët e këtij klubi. Unë do të vazhdoj të jem pjesë e këtij klubi, pavarësisht kësaj që ka ndodhur. Do të luftoj për shansin tim dhe nuk do të lejoj që sezoni im i tetë tek Arsenali të përfundojë kështu. Atje ku do të jetë e mundur do ta ngre zërin kundër padrejtësive.” – përfundoi Ozil, i cili pjesë e “topçinjëve” u bë gjatë vitit 2013-të, kur me 2 shtator edhe zyrtarisht nënshkroi me skuadrën enjohur angleze, për të  cilën skuadër ka zhvilluar 254 ndeshje, më shumë se në çdo skuadër tjetër që ka luajtur gjatë karrierës së tij.

Leave a Reply