Pjesa e parë e “El Clasicos” mbyllet me barazim dhe golashënues të rinj (VIDEO)

“El Clasico” është ndeshja më e madhe e globit. Për vite me radhë yjet e futbollit kanë dhuruar spektakël dhe vëmendja e madhe ka qenë te sfida mes Leo Mesit dhe Kristiano Ronaldos.

Por prej dy sezonesh ky duel nuk është më, teksa stafetën e kanë marrë futbollistët e rinj, si Valverde, apo edhe Ansu Fati, që dolën të jenë protagonist të 45 minutave të para në “Kamp Nou”.


GOLAT E 45 MINUTAVE TË PARA, NDIQENI KËTU.


Ishte Valverde, ai i cili shënoi i pari në këtë takim, duke kaluar Realin në epërsi vetëm pas 5 minutave lojë, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Barcelona u kundërpërgjigjë në anën tjetër me anë të Ansu Fati, i cili në minutën e 8-të barazoi shifrat në 1:1.

Presim një pjesë të dytë, ndoshta edhe më interesante, ku pritet edhe shkëlqimi i Lionel Messit, që me siguri nuk e ka dhënë fjalën e fundit, apo edhe i Karim Benzemas në anën tjetër.

Leave a Reply