Ikardi rikthehet në Itali, tashmë vishet “kuqezi”!

Mauro Ikardi u largua para një sezoni nga Interi për të kaluar te francezët e PSZH-së, por sulmuesin argjentinas mund ta shohim përsëri në Serie A, mirëpo kësaj rradhe duke veshur fanellën “kuqezi” të Milanit.

Sipas asaj që raporton “Calciomercato.it”, drejtuesit e Milanit po punojnë për afrimin e disa lojtarëve me kualitete në janar dhe një ndër ta është edhe Ikardi.

Drejtuesit e Milanit, po përgatisin ofertën për mbrojtësin e Fiorentinës, Nikola Milenkoviç, ndërsa si opcion të dytë shohin edhe Zherman Pecela.

Megjithatë pa dyshim se goditja më e madhe në janar mund të ishte ajo në repartin e sulmit, aty ku thuhet se “Rossonerët” po mendojnë për Ikardin.

Sulmuesi argjentinas nuk po gjen hapësira te PSZH-ja dhe bashkëshortja Vanda Nara, e cila njëkohësisht është edhe agjentja e tij, po punon për të gjetur një skuadër të re.

Për këtë arsye në skenë ka dalë Milani dhe thuhet se drejtuesit po punojnë në fshehtësi për të arritur një marrëveshje për ish-sulmuesin e Interit. “Kuqezinjtë” kanë gati 10 milionë euro për huazimin e Ikardit me të drejtë blerje për 40 milionë euro, plus disa bonuse të caktuara.

Leave a Reply