Miqësoren Kosovë-Shqipëri e konfirmojnë edhe nga FFK-ja

Miqësoren e nëntorit midis Kombëtares së Shqipërisë dhe përfaqësueses së Kosovës e kanë konfirmuar edhe nga Federata e Futbollit kosovar. Takimi në fjalë do të zhvillohet me datë 11 nëntor 4 ditë më parë se ndeshjet e para që këto dy përfaqësuese do ti zhvillojnë në kuadër të Ligës “C” të Ligës së Kombeve.

“Marrëveshja ndërmjet dy federatave tashmë është arritur, derisa detajet e tjera do të bëhen të ditura në ditët në vijim. Kombëtarja e Shqipërisë më herët e kishte caktuar për këtë datë miqësoren me Gjibraltarin, por ajo është anuluar për shkak të masave kufizuese ndaj pandemisë Covid-19”, – thuhet në njoftimin e FFK-së.

Kësisoj, Kosova dhe Shqipëria do të përballen në një vëllazërore tjetër, e treta mes tyre, pasi ishin takuar edhe dy herë të tjera fillimisht me 13 nëntor të vitit 2015-të në Prishtinë, kur kishin barazuar 2:2, ndërsa herën e dytë ishin takuar në Zvicër, kur Kosova kishte shënuar fitore 3:0.

Kujtojmë “Dardanët” më 15 nëntor do të jenë mysafirë të Sllovenisë, derisa më 18 nëntor në Prishtinë do të mirëpresin Moldavinë.

Ndërkaq, “Kuqezinjtë” më 15 nëntor do të luajnë ndaj Kazakistanit, teksa më 18 nëntor ndaj Bjellorusisë. Shqipëria që të dyja ndeshjet do ti zhvillojë si vendas.

Leave a Reply