Emir Sahiti shënon sërish në kampionatin elitar të Kroacisë (VIDEO)

Emir Sahiti ka gjetur edhe golin e dytë me fanellën e Shibenikut në kampionatin elitarë të Kroacisë, njofton “infOSport.mk”. Ish futbollisti i Rabotniçkit shënoi golin e dytë në fitoren 2:0 të Shibenikut ndaj ish kampionëve të Rijekës, duke ndihmuar në këtë mënyrë skuadrën e tij për të arritur edhe fitoren e tretë sezonale në 10 javë kampionat.

Sahiti ndeshjen ndaj Rijekës e nisi nga bankina, ndërsa në lojë u inkuadrua vetëm në minutën e 71-të, bashkë edhe me struganin, Isnik Alimi.

Sahitit nuk i pengoi që lojën e nisi nga bankina, pasi vetëm 3 minuta iu deshën për të kaluar në fushën e blertë dhe ti siguronte fitoren Shibenikut.

Kujtojmë Sahiti kishte shënuar edhe në ndeshjen kundër Hajdukut, ndërsa me këtë fitore Shibeniku tashmë numëron 10 pikë, duke u renditur në pozitën e 10-të.

Leave a Reply