Liverpulli zëvendësuesin e Van Dajk e gjen te Interi

Lëndimi i rëndë dhe mungesa e madhe e Virxhil Van Dajk ka alarmuar drejtuesit e Liverpullit, të cilët tashmë janë vënë në kërkim të një mbrojtësi të ri,që do të zëvendësonte denjësisht holandezin, njofton “infOSport.mk”.

Van Dajk pësoi një dëmtim serioz në gju në ndeshjen kundër Evertonit dhe do të humbasë pjesën tjetër të sezonit.

Ndërkohë ndër futbollistët e preferuar të trajnerit Jurgen Klop, për të zëvendësuar Van Dajk, është mbrojtësi i Interit, Milan Shkriniar.

Mbrojtësi sllovak kishte treguar përformanca të jashtëzakonshme në fillim te “zikaltërit”, por sistemi me tre mbrojtës që përdor Antonio Konte e ka dëmtuar jo pak atë.

Duket marrë parasysh këto rrethane, edhe Inter janë të gatshëm të negociojnë për shitjen e tij, e cila mund të finalizohet në merkaton e janarit.

Leave a Reply