Futbolli ndalon edhe në Itali, ja cilat ndeshjet nuk do të zhvillohen këtë fundjavë

“Serie A” në bashkëpunim me Qeverinë italiane miratuan sot pezullimin e Kampionatit “Primavera” me efekt të menjëhershëm, duke përfshirë Kupën Primavera TIM nga 13 nëntori.

Liga italiane ka vepruar për të mbrojtur shëndetin e lojtarëve dhe stafit dhe do të studiojë në ditët në vijim se si të vazhdojnë garat.

Federata Italiane e Mjekësisë Sportive (FMSI) ra dakord me zyrtarët e ligës italiane për të pezulluar garat e të rinjve dhe do të përpiqet të identifikojë dhe propozojë një protokoll të përshtatshëm për ta tejkaluar situatën me Covid-19.

Leave a Reply