Agim Ibraimi shënon sërish, ndihmon Kukësin për të kaluar në çerekfinale

Agim Ibraimi ka shënuar edhe golin e dytë me fanellën e Kukësit, dhe sërish një gjë të tillë ka bërë në ndeshjet e Kupës, njofton “infOSport.mk”.

Ibraimi shënoi golin e dytë dhe të fitores përballë Besës nga Kavaja, në të cilën ndeshje Kukësi i tij shënoi fitore 2:1, duke u kualifikuar kështu për në ndeshjet çerekfinale.

Ndryshe ishte Besa që kishte avansuar e para në këtë ndeshje me golin e Kolecit (8’), derisa Kukësi përmysi rezultatin në pjesën e dytë.

Fillimisht, ishte kapiteni Limaj që shënoi për barazim të rezultatin në minutën e 67-të, ndërkohë në të 73-tën tetovari Ibraimi shënoi edhe golin e dytë, duke i sugurar fitoren dhe kualifikimin Kukësit, që ndoshta e kishte menduar më të lehtë kualifikimin.

Një vend për në çerekfinale siguroi edhe Partizani, që mundi minimalisht 1:0 Apoloninë. “Demave të Kuq” nga Tirana për kualifikim u mjaftoi një gol i Braun në minutën e 19, teksa një fitore të lehtë, mori edhe Skënderbeu i Julian Ahmataj. Korçarët mposhtën me rezultatin 3:0 Pogradecin falë golave të Berishës dhe dopietës së Mensah.

Fitoren më të thellë në ndeshjet e sotme e morri Teuta, që me rezultatin 5:0 mundi Kastriotin, Dinamo e Tiranës vetëm pas vazhdimeve dy herë nga 5 minuta eliminoi Bylisin, derisa Korabi bëri surprizën më të madhe, duke eliminuar Tiranën. Një gol i Skukas në minutuën e 119-të i dha kualifikimin në çerekfinale skuadrës nga Peshkopia.

Leave a Reply