Ndodhi në Elbasan, ndodhi edhe në Prishtinë! Kosovë-Shqipëri, himni na bashkon sërish (VIDEO)

E njëjta histori ndodhi edhe sonte në Prishtinë, ashtu siç ndodhi ditë më parë në Elbasan në miqësoren Shqipëri-Kosovë. Të vegjlit kopjuan të mëdhenjt, teksa himni kombëtarë bashkoi sërish shqiptarët, pavarësisht se në fushën e blertë në Prishtinë në qendër ishin dy skuadra të ndryshme, me fanella të ndryshme, por me një gjak të njëjtë, gjak shqiptari, e që as nuk shitet, e as nuk blihet.

Gjatë momentit të intonimit të himnit kombëtarë futbollistët e të dyja skuadrave me dorën në zemër, respektuan edhe njëherë tjetër gjithë shqiptarët ane e mbanë Botës.

Kujtojmë ndeshja Kosovë U21-Shqipëri U21 është e vlefshme për eliminatoret e europianit të ardhshëm UNDER21.

Leave a Reply