Golat nga fitorja e Maqedonisë ndaj Estonisë (VIDEO)

Përfaqësuesja më e mirë e Maqedonisë në futboll ka shënuar fitore 2:1 kundër Estonisë në edicionin e ri të Ligës së Kombeve, duke ruajtur pozitën e grupin C2, njofton “infOSport.mk”.

Tentimin e parë për gol, Maqedonia e regjistroi në minutën e 25-të, me Triçkovskin që çoi topin në rrjetën e Estonisë, por goli ishte anuluar për shkak pozitës jashtë loje. Mirëpo disa minuta më vonë i njëjti futbollistë arriti që ti gëzohet golit të parë në këtë ndeshje, kur nga brendia e zonës arriti që të mposhtë portierin Hajn.

Tre minuta pas golit të shënuar, Triçkovski goditi me kokë pas krosimit të Elif Elmas, por portieri i Estonisë këtë herë doli fitues.

Në fillimin e pjesës së dytë, Estonia barazoi 1:1 me një supergol të Sapien. Mirëpo kjo ishte e tëra që bënë mysafirët në këtë ndeshje, pasi vazhdimi i takimit u takoi “verdhekuqve”, të cilët u kanosën me anë të Boban Nikolov dhe Stefan Ristovskit, të cilët nuk arritën të shënojnë.

Rezistenca e estonezëve u thye në minutën e 68-të, kur pas krosimit përfekt të Elif Elmas, sulmuesi Vllatko Stojanovski me kokë arriti të shënojë për rezultat 2:1, që në fund doli të jetë edhe rezultati final i këtij takimi të zhvilluar në Shkup.

Maqedonia falë fitores së sotme numëron 9 pikë në pozitën e parë, duke lënë pas vetes Armeninë me 8 pikë, ndërkohë Gjeorgjia me 6 pikë renditet në pozitën e 3-të. Xhiroja e fundit e grupeve të edicionit të ri të Ligës së Kombeve do të luhet me 18 nëntor kur përfaqësuesja e Maqedonisë në terren neutral në Nikozi të Qipros do të përballet me Armeninë, transmeton “infOSport.mk”.

Maqedonisë i shkon për shtati edhe një barazim për të ruajtur pozitën e parë, ndërsa armenëve në anën tjetër u kryen punë vetëm fitorja.

 

Leave a Reply