Caktohen data dhe vendi i zhvillimit të SuperKupës së Italisë

Superkupa e Italisë mes Napolit dhe Juventusit do zhvillohet me 20 janar të vitit 2021 në “Mapei Stadium”, aty ku ndeshjet e saj i zhvillon skuadra e Sassuolos.

Për Juventusin është kjo hera e 16-të që kjo skuadër do të luaj në një finale të Superkupës, derisa në anën tjetër Napoli do të luaj vetëm për herë të katërt.

Juventusi në 8 raste ka dalë fitues, ndërkohë Napoli në 3 finalet e deritanishme, në dy raste kishte ngritur lartë trofeun.

Leave a Reply