Ançeloti gati ti rrëmbejë treshen e futbollistëve Murinjos

Skuadra e Everton, që udhëhiqet nga strategu italian, Karlo Ançeloti, është duke e përcjellur nga afër treshen e Totenhamit, Dele Alli, Heri Vinks dhe Paulo Gazzaniga. Sipas asaj që raporton “Football Insider”, drejtuesit e skuadrës nga Liverpulli do të kërkojnë transferimin e tyre në janar.

Që të tre këta emra kanë hasur në vështirësi për të gjetur minuta në skuadrën e parë të Murinjos.

Karlo Ançeloti mendon se kjo treshe do të ishte një zgjidhje ideale për skuadrën e tij dhe se janari mund të jetë muaji ideal,  që më në fund futbollistët si Alli, Vinks dhe Gazzaniga të veshin fanellën e “karamelëve”.

Leave a Reply