Juventusi nuk fiton sërish, barazim ndaj skuadrës së një ish legjende

Juventusi nuk ka shkuar më shumë se një barazim 1:1 në udhëtim te Benevento, skukadër kjo që udhëhiqet nga një ish legjendë e “bardhezinjëve”, Filipo Inzaghi, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra e Andrea Pirlos konsiderohej si favorite absolute në këtë përballje,mirëpo  fundi nuk doli të jetë i tillë.

Alvaro Morata edhe njëherë tjetër shënoi për “Zonjën e Vjetër”, kur në minutën e 21-të pasi pranoi një top në zonën kundërshtare, bëri gjithçka mirë, duke mposhtur portierin vendas.

Benevento u përgjigjë në minutat shtesë të takimit, kur Leticia me një goditje për tokë arriti që të mposhtë portierin Shçezni.

Ishte ky barazimi i 5-të në 9 javë kampionat për kampionët në fuqi të Italisë, të cilët aktualisht ndodhen në pozitën e 5-të me 17 pikë, ndërkohë Interi që sot mundi Sasuolon në transfertë me shifrat 3:0, me 18 pikë renditet në pozitën e dytë.

Lider aktual është Milani, që në 8 xhiro ka tubuar 20 pikë, ndërsa nesër nga ora 15:00 do të përballen me Fiorentinën.

Leave a Reply