Elif Elmas humb një anëtar të afërt të familjes, sot pritet të zbarkoj në Shkup!

Elif Elmas mbrëmë ishte pjesë e fitores së Napolit, skuadër kjo që demoloi Romën në ndeshjen e vlefshme të javës së 9-të në Serie A, njofton “infOSport.mk”. Futbollisti shkupjan në lojë u inkuadrua në 13 minutat e fundit të takimit, ndërsa që nga mesdita ai ishte në mërzi, kjo për shkak se kishte mësuar lajmin për vdekjen e gjyshit të tij.

Megjithë pikëllimin që kishte, Elif Elmas duheshe te kryente detyrat profesionale mbrëmë para se sot të niset drejt Shkupit për të marrë pjesë në varrimin e të dashurit të tij. shënoi fitore 4:0, ndërsa Elmas kishte kontribut në shënimin e golit të tretë nga ana e Mertens.

Shkupjani 21-vjeçar në minutën Ndryshe Napoli mbrëmë e 81-të goditi fuqishëm me të djathtën e tij, duke vënë në mjaft vështirësi portierin e Romës, që nuk e kontrolloi si duhet topin, ndërsa Mertens shfrytëzoi rastin për të shënuar për 3:0.

Ndërkohë edhe ne si “infosport.mk”, i shprehim ngushëllimet më të sinqerta Elif Elmas dhe familjes së tij.

 

Leave a Reply