Juve dhe Ronaldo si Bajerni, turpërojnë Barcelonën në “Kamp Nou” (VIDEO)

Skuadra kampione e Itaisë, Juventusi, ka regjistruar një fitore bindëse në transfertën ndaj Barcelonës, duke përfunduar në pozitën e parë në grupin “G” të Ligës së Kampionëve, njofton “infOSport.mk”.

Dy gola, nga një në secilën pjesë nga pika e bardhë, shënoi Kristiano Ronaldo, që ishte hera e parë që shënoi përballë Barcelonës dhe Lionel Messit në Ligën e Kampionëve, ndërkohë një tjetrë gol, që ishte më i bukuri i takimit, realizoi amerikani Ueston Makkeni (20’).

Për Barcelonën është kjo disfata e parë që nga viti 2013-të në Ligën e Kampionëve, atëherë kur me po të njëjtin rezultat ishte mundur nga Bajerni i Munihut. Që nga atëherë Barcelona kishte regjistruar 35 fitore dhe 5 barazime në “Kamp Nou” në ndeshjet e Ligës së Kampionëve, mirëpo sonte “Zonja e Vjetër” i dha fund kësaj serie impresive të “katalunasve”.

Leave a Reply