Krivanjeva: 100 ndeshje me shumë djers për fanellën e klubit që e dua si çdo tifoz i Shkupit

Mbrojtësi Besart Krivanjeva sot ka kompletuar 100 ndeshje me fanellën e FC Shkupit. Është interesant fakti se Krivanjeva arrin kuotën e 100 ndeshjeve me Shkupin në takimin e sotëm ndaj Vardarit, ndërsa pikërisht ndaj këtij ekipi kishte zhvilluar edhe takimin e parë zyrtar me fanellën bardhekaltër në 19 shkurt të vitit 2017.

“Sa më shumë paraqitje në fushë për një futbollist profesionist është shumë më mirë dhe fiton eksperiencë më të madhe në çdo ndeshje që luan. Ndërkohë kur bëhet fjalë për këto 100 ndeshje, është ndjenjë e veçant, pasi i kam zhvilluar me klubin e zemrës, ku jam rritur dhe ku më është dhënë rasti të luaj për ekipin që e dua. Në këto 100 ndeshje kam kaluar në shumë periudha të ndryshme, kemi pësuar disfata, dëshprime, por edhe fitore e gëzime. E veçanta është se gjithmonë kam dhënë maksimumin dhe djersën për këtë fanellë dhe sa do të jem këtu do të jap më të mirën nga vetja për sukseset e klubit që e dua si çdo tifozë. Kjo ndodh me të gjithë futbollistët e vendit, me ata që e duan Çairin dhe klubin e Shkupit, pasi dëshirojnë ti gëzojnë bashkqytetarët me suksese dhe ti përjetojmë gëzimet së bashku”, shprehet për Sportmania Besart Krivanjeva.

“Si çdo ëndërr e tifozi tanë e ata që janë të dashuruar te ngjyrat e këtij klubi edhe un ëndërr kam që të fitoj një trofe me Shkupin. Këtë sezon mirë jemi duke ecur në kampionat si asnjëherë më parë, por ka ende shumë për të luajtur, të shohim se si do të rrjedhin gjërat deri në fund”, përfundon Krivanjeva.

Leave a Reply