Drita e Gjilanit rikthen goleadorin Nvabueze!

Kirian Nvabueze mund të jetë largimi i parë “big” nga Laçi në merkaton e janarit. Ish sulmuesi i Pobedës së Prilepit nuk aktivizohet tashmë tre ndeshje radhazi me Laçin, nga tabori i së cilës skuadër bëjnë me dije se bëhet fjalë për një dëmtim, ndaj edhe goleadori i tyre nuk është në gjendje për të ndihmuar skuadrën.

Ndërkohë sipas “Panorama Sport” në lojë për kryegolashënuesin e sezonit të kaluar në Superligën shqiptare është futur skuadra kampione e Dritës së Gjilanit.

Kampionët në fuqi të Kosovës e kanë pasur nigerianin pjesë të tyre dy sezone më parë, por nuk e mbajtën dhe më pas ai zgjodhi të vazhdonte karrierën në Shqipëri te skuadra e Laçit.

Gjithsesi, Nvabueze është nën kontratë edhe për 6 muaj me kurbinasit dhe largimi i tij varet nga drejtuesit “bardhezi”, të cilët normalisht duan një dëmshpërblim të majmë për të lënë të lirë një ndër sulmuesit më të mirë të huaj që ndonjëherë ka luajtur në Shqipëri.

Leave a Reply