Bunjaku i prerë, Krivanjeva qëndron te FC Shkupi!

Drejtori Sportiv i FC Shkupit, Omer Bunjaku jep një lajm të mirë për tifozët “bardheblu”, teksa në një prononcim për “infOSport.mk” doli të jetë kategorik se Besart Krivanjeva mbetet te FC Shkupi edhe 6 muajt e ardhshëm, atëherë kur edhe i skadon kontrata me klubin nga Çairi.

Emri i Krivanjevës ishte lidhur me një transferim te skuadra e Gjilanit në Superligën e Kosovës, mirëpo si duket kjo do të mbetet vetëm një dëshirë e parealizuar e drejtuesve të skuadrës kosovare, që stinorin vjeshtorë e mbyllën në pozitën e katërt me 29 pikë, plotë 12 pikë larg vendit të parë që mbahet nga rivali i tyre lokal, Drita.

Ata disa xhiro para përfundimit të stinorit vjeshtorë shkarkuan trajneri Mezani nga Shqipëria, duke i’a besuar këtë post Bylbyl Sokolit, me të cilin në pranverë do të pretendojnë Europën.

Leave a Reply