Galatasaraji merr kryesimin, Arda Turan udhëheq ekipin drejt fitores ndaj Trabzonspor (VIDEO)

Galatasaraji ka dalë fitues në derbi ndeshjen e javës së 14-të në Superligën turke kundër Trabzonsporit, duke marrë kryesimin në renditje me 29 pikë, dy më shumë se Alanyaspor e vendit të dytë, njofton “infOSport.mk”.

Edhe në këtë ndeshje te shumë herë kampionët e Turqisë me lojë të mirë u dallua, Arda Turan, që në minutën e 44-të paralajmëroi fitoren e Galatasarajit, duke qenë edhe inicues i golit të dytë të shënuar nga Çaglajan në minutën e 55-të.

Për ish futbollistin e Atletiko Madridit dhe Barcelonës, ishte kjo ndeshja e 11-të dhe goli i tretë sezonal, ndërsa për Galatasarajin fitorja e 9-të sezonale dhe e 5-ta në transfertë.

 

Leave a Reply