Nga 21 emrat e ftuar nga Milevski, 13 prej tyre janë pjesë e 3 skuadrave shqiptare, Shkëndija, FC Shkupi dhe Struga TL

Seleksionuesi i përfaqësueses së Maqedonisë në futboll, Bllagoja Milevski gjatë ditës së sotme bëri publike listën e futbollistëve nga kampionati vendor, të cilët do të masin forcat me kombëtaren e Arabisë Saudite në një ndeshje kontrolluese, që do të zhvillohet me datë 22 tetor në Abu Dabi të Emirateve të Bashkuara, njofton “infOSport.mk”.

Milevski për këtë takim, ka grumbulluar gjithsej 21 futbollistë, ndërsa ajo që bie në sy, është fakti se gati 62% e futbollistëve vijnë nga treshja e skuadrave shqiptare, Shkëndija, FC Shkupi dhe Struga Trim Lum.

Nga rradhët e Shkëndijës dhe FC Shkupit, seleksionuesi Bllagoja Milevski ka përzgjedhur nga 5 futbollistë, derisa nga lideri aktual, Struga Trim Lum, që në 9 xhirot e para nuk njeh asnjë disfatë, duke regjistruar 8 fitore dhe vetëm një barazim, ka ftuar tre futbollistë, edhe atë, Besart Ibraimin, Bunjamin Shabanin dhe Zija Merxhanin.

Kjo treshe, vlen të theksohet se ka shënuar 13 nga gjithsej 19 gola, apo 68% të golave të skuadrës strugane. 7 gola ka realizuar bomberi Besart Ibraimi, 4 të tjerë kapiteni Bunjamin Shabani dhe 2 gola ka shtuar edhe Zija Merxhani. (infOSport.mk)

Futbollistët e ftuar të 3 skuadrave shqiptare nga seleksionuesi,             

Bllagoja Milevski:

KF SHKËNDIJA: Kostadin Zahov, Egzon Bejtullai, Ferhan Hasani, Ljupçe Doriev, Vlatko Stojanovski
FC SHKUPI: Kristijan Naumovski, Vladica Brdarovski, Mario Mlladenovski, Ali Adem, Kristijan Trapanovski
FC STRUGA TRIM LUM: Besart Ibraimi, Bunjamin Shabani, Zija Merxhani.

Leave a Reply