Kukësi i Ibraimit dhe Demirit bëhet me trajner të ri!

Rrahman Hallaçi pason Skënder Gegën në stolin e Kukësit. Ashtu siç u paralajmërua dje nga presidenti i Safet Gjici në prononcim për “Sport Neës Plus” në “Neës 24”, ish-kapiteni kuksian ka nisur menjëherë punën me ekipin për sfidën e fundit të këtij viti me Teutën.

Hallaçi drejtoi pak kohë më parë ekipin e U21 të Kukësit. Ai drejtoi ekipin e parë provizorisht gjatë kohës që Gega kurohej nga koronavirusi.

Kujtojmë Skënder Gega dha dje dorëheqjen pas humbjes së thellë 4:1 me Partizanin në kampionat.

Njoftimi i Kukësit:

Skuadra ka zhvilluar sot stërvitjen e parë zyrtare nën drejtimin e trajnerit Rraman Hallaçi, në prag të ndeshjes ndaj Teutës, njëkohësisht e fundit për vitin 2020.

Ish-kapiteni Rraman Hallaçi, do të jetë trajneri i skuadrës së parë, duke qenë njohës i mirë i skuadrës dhe klubit. Me fanellën e Kukësit si futbollist, Hallaçi ka fituar titullin kampion dhe tani është koha për të luftuar dhe fituar si trajner!

Suksese profesor Hallaçi!

Leave a Reply