Supersfida Milan-Juventus,  bastoret favorizojnë “Zonjën e Vjetër!

Sot në Serie A gjithë vëmendjen merr super dueli midis Milanit dhe Juventusit, ndeshje kjo shumë e ekuilibruar edhe për kompanitë e basteve në Europë.

Fitorja e Milanit ndaj Juventusit kuotohet me 2.85, teksa miqtë duken favoritë pasi një sukses bardhezi në “San Siro” vlerësohet me 2.5 herë shumën e vendosur në bast.

Barazimi është edhe rezultati në dukje më i vështirë pasi nga një pikë për dy rivalet në fushë vlerësohet me koeficient 3.35.

Ndër kuotat më të ulëta është ajo e minimalisht nga një gol për secilën skuadër që ka koeficientin 1.52.

Leave a Reply