Një shkupjan largohet, një tjetër bashkohet me Partizanin!?

Një shkupjan u largua, ndërsa një tjetër mund të bashkohet me Partizanin e Tiranës, njofton “infOSport.mk”. Gjatë ditës së sotme ishte vetë Besnik Ferati, e më pas edhe klubi nga kryeqendra shqiptare, që njoftuan për ndërprerjen e bashkëpunimit mes tyre, ndërkohë siç mësojmë pjesë e “Demave të Kuq”, mund të bëhet Jusuf Aliu.

Është ky një tjetër shkupjan, i cili njëjtë sikurse edhe Besnik Ferati është prodhim i shkollës së FC Shkupit, gjenerata 2000.

Aliu duke kërkuar të ec para në karrierën e tij, gushtin e vitit të kaluar  vendosi ti bashkohet Vëllazërimit të Kërçovës në Ligën e Dytë, dhe si duket nuk ka gabuar.

Ai edhe pse i ri në moshë, shumë shpejtë u shndërrua në një futbollistë titullarë, ndërsa paraqitjet e tij bindëse me skuadrën kërçovare, bënë që këtë vit interes për shërbimet e tij të shfaqin edhe disa skuadra të Ligës së Parë në vendin tonë, si dhe nga Superliga e Kosovës dhe ajo e Shqipërisë.

Kur jemi te ky kampionat, vlen të përmendet se përveç Partizanit, interes ka shfaqur edhe një tjetër skuadër, ashtu që shumë lehtë mund të ndodh që Jusuf Aliu të ndërrojë skuadër që në janar, edhe pse dëshira e tij është që të mbyll sezonin aktual me Vëllazërimin e Kërçovës, ndërsa për hapin e tij të rradhës të vendos gjatë verës, kur edhe skuadrat gjithçka nisin nga fillimi. (infOSport.mk)

Leave a Reply