Dacit dhe Cikalleshit te Konjaspor u bashkohet edhe një shqiptarë tjetër!

Shtohet numri i futbollistëve shqiptarë te skuadra e njohur turke e Konjaspor, njofton “infOSport.mk”. Dyshes Erdon Daci – Sokol Cikalleshi së fundmi iu është bashkuar Zymer Bytyqi, i cili te Konjaspor transferohet nga rradhët e skuadrës norvegjeze të Viking.

Bytyqi me Konjaspor ka nënshkruar kontratë për dy vite e gjysmë, ndërsa i njëjti është shprehur i kënaqur që në vijim të karrierës së tij do të luaj në një skuadër si Konjaspor, që pas vetes ka një armatë të madhe tifozësh.

“Unë jam shumë i lumtur që erdha këtu. Kam ardhur në një klub shumë të madh. Ata kanë një mbështetje të madhe të tifozëve. Ata tashmë po tregojnë interes për mua. Unë do të bëj më të mirën time dhe dua të kontribuoj për klubin. Ne do të fitojmë sa më shumë ndeshje që mundemi dhe të jemi atje ku meritojmë në kampionat. ” – ka thënë Bytyqi.

Ndryshe përveç futbollistit shqiptarë, Konjaspor sot prezantoi edhe 3 futbollistë të tjerë, si Ismail Gyven, Dogan Xhan Gylpek dhe Emre Kartal.

Leave a Reply