Çekiçi shënon një eurogol ndaj kampionëve të Bashakshehir, çmenden turqit! (VIDEO)

Endri Çekiçi ka shënuar një eurogol në takimin e vlefshëm të javës së 17-të në Superligën turke, mirëpo që goli i tij nuk i mjaftoi Ankaraguxhut përballë kampionëve në fuqi të Bashakshehir, që në fund nga Ankara u larguan me fitoren 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Edin Vishça shënoi golin e parë të këtij takimi, duke kaluar në epërsi skuadrën nga Stambolli, ndërsa nuk vonoi shumë dhe Endri Çekiçi iu kundërpërgjigjë boshnjakut me një eurogol të vërtetë.

Futbollisti shqiptarë nga Pogradeci morri përgjegjësinë për të ekzekutuar një goditje dënimi nga një pozitë mjaft e vështirë, ndërsa për habi të të gjithëve shënoi direkt nga kjo pozitë, duke çmendur turqit.

Ishte ky goli i parë për Çekiçin në takimin e tij të 11-të sezonal, mirëpo që nuk i mjaftoi në fund skuadrës së Ankaraguxhu, pasi në minutën e 56-të sulmuesi i njohur Demba Ba, i siguroi fitoren Bashakshehirit.

Ishte kjo vetëm fitorja e e 5-të sezonale për Bashakshehir, që me 22 pikë të tubuara renditet në pozitën e 12-të, ndërkohë Ankaraguxhu vazhdon të mbetet  në zonën e ftohtë, duke u renditur vetëm në pozitën e 19-të me 15 pikë.

Leave a Reply