ZYRTARE, Liria e Prizrenit prezanton mbrojtësin e Makedonija GJ.P

Liria e Prizrenit edhe zyrtarisht ka prezantuar mbrojtësin e Makedonija GJ.P., bullgarin Martin Kovaçev, njofton “infOSport.mk”.

I njëjti që javë më parë i është bashkuar skuadrës kosovare, që udhëhiqet nga ish trajneri i skuadrës nga Gjorçe Petrovi, Naxhi Shensoj. Pikërisht ky i fundit ishte edhe më i merituari për transferimin e mbrojtësit me mjaft përvojë te skuadra nga Prizreni, që synon inkuadrimin në mesin e më të mirëve në futbollin kosovar.

Kujtojmë Shensoj dhe Kovaçev kishin qenë bashkë edhe te Pelisteri, kur edhe fituan Kupën e Maqedonisë, ndërsa tashmë bashkë do të jenë edhe në futbollin e Kosovës me skuadrën e Lirisë.

www.infosport.mk lajmin për transferimin e Kovaçev te Liria e Prizrenit e kishte publikuar që me 24 dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa e gjithë kjo tashmë merr formën e duhur dhe mbrojtësi 38-vjeçar përveç në vendlindjen e tij, Kazakistan, Poloni  dhe në Maqedoni, do të provojë veten edhe në futbollin kosovar.

Leave a Reply