Kukësi tenton ish futbollistin e Shkëndijës!

Kukësi është në kërkim të futbollistëve cilësor në këtë merkato janari, teksa informacionet e fundit nga Shqipëria thonë se ekipi verilindor po tenton ish futbollistin e Shkëndijës, Shqiprim Taipi, transmeton “infOSport.mk”.

Ky i fundit aktualisht po luan te Skënderbeu, ndërsa Kukësi dëshiron që të bashkojë atë me vëllain më të madh, Gjelbrim Taipin, edhe ky një ish futbollistë i Shkëndijës. Nëse ndodh një transferim i tillë, atëherë do shkonte në 4 numri i ish futbollistëve të Shkëndijës te Kukësi, duke pasur parasysh se pjesë e tyre janë edhe Agim Ibraimi dhe Besir Demiri.

Shqiprim Taipi pjesë e Skënderbeut është që nga janari i vitit 2019-të, kur u transferua nga rradhët e Shkëndijës, ndërsa me klubin korçar i njëjti këtë edicion  ka regjistruar 10 ndeshje, 1 gol dhe 3 asistime.

23-vjeçari Shqiprim Taipi me Skënderbeun ka kontratë deri verën e vitit 2021, ndërsa mbetet të shihet nëse Kukësi do paguaj shumën që kërkojnë drejtuesit e skuadrës korçare për ta lënë të lirë atë.

Leave a Reply