Renova me përforcime cilësore kërkon të sigurojë sa më shpejtë mbijetesën

Renova tashmë dsa ditë ka nisur përgatitjet për stinorin pranveror në elitën e futbollit vendor, aty ku objektiv ka mbjetesën, shkruan “infOSport.mk”.

Trajneri Qatip Osmani bashkë me ndihmësin e tij Bashkim Livoreka nga futbollistët do kërkojnë të nxjerrin më të mirën gjatë këtyre përgatitjeve, ku paralelisht drejtuesit e skuadrës po mendojnë edhe përforcimin e skuadrës me futbollistë cilësorë.

Pa dyshim dy prej tyre janë edhe përforcimet e fundit, si ai i Fatjon Jusufit dhe mbrojtësit Arben Tafa, që rikthehet të luaj pas ndarjes me Bellasicën në muajin gusht të vitit të kaluar.

Për interesimin e Renovës për shërbimet e mbrojtësit strugan, www.infosport.mk kishte njoftuar që me 26 dhjetor të vitit të kaluar, kur palët kishin pasur edhe kontaktet e para, e që ndërkohë vetëm dje të vjen edhe zyrtarizimi i bashkëpunimit.

Me këtë super futbollistë, Renova ka përfituar në cilësi në mbrojtje, që është një ndër repartet më të rëndësishme, sidomos kur skuadra në pranverë do të kërkojë të bëjë sa më pak gabime dhe të pranojë sa më pak gola, pasi vetëm në atë mënyrë do të shpresonin arritjen e objektivit sa më herët.

Ndryshe Tafa gjatë karrierës së tij, përveç me Bellasicën, ka luajtur edhe me Vëllazërimin e Kërçovës, Horizont Turnovën dhe Struga Trim Lum, për të cilën skuadër edicionin e kaluar kishte zhvilluar 19 ndeshje, duke realizuar 2 gola.

Ndryshe në Ligën e Parë, Arben Tafa numëron 44 ndeshje dhe 2 gola të shënuar, transmeton “infOSport.mk”.

Ndërkohë sa i përket Jusufit, i njëjti nuk do ta ketë aspak problem adaptimin, pasi pjesë e “gjipspunuesve” ka qenë për 4 vite e gjysmë, ndërsa në Tetovë rikthehet nga ekipi i FC Shkupit. Ai skuadrës shkupjane iu bashkua verën e vitit 2019-të, ndërsa paraprakisht kishte provuar veten edhe me Partizanin në Shqipëri dhe me Shirak Gyumri në Armeni.

Ndryshe Renova më parë për vete ka bërë edhe portierin Vullnet Islami, mbrojtësin  Arlind Aliti (Shkëndija, huazim), mesfushorin Marko Gajiç dhe sulmuesin Xhon Edy Mena Perez.

Leave a Reply