Gostivari vjen me goditjen e parë në merkato, bënë për vete një ish “gjipspunues”

Gostivari ka bërë goditjen e parë në merkato, teksa gjatë ditës së sotme kishte arritur marrëveshje me portierin Valon Neziri, i cili disa ditë më parë i kishte dhënë fund qëndrimit të tij te Renova, njofton “infOSport.mk”.

Neziri pjesë e Renovës ishte për një vit e gjysmë, mirëpo duke mos arritur që të zë një vend titullari, ashtu që në kërkim të një minutazhi më të madh, i njëjti vendosi që ti bashkohet Gostivarit, skuadër kjo që ka ambicie për një vend në mesin e më të mirëve në futbollin vendor.

Kjo do të jetë hera e dytë që Neziri do të luaj me Gostivarin, pasi i njëjti pjesë e kësaj skuadre kishte qenë edhe korriku i vitit 2012 deri korrikun e vitit 2014.
Ndryshe gjatë karrierës së tij 27-vjeçari me origjinë nga Kërçova kishte mbrojtur edhe ngjyrat e Vëllazërimit, ku edhe kishte nisur karrierën e tij si profesionist. (infOSport.mk)

 

Leave a Reply