16 të infektuar me koronavirus te skuadra e njohur e Benfikës!

Skuadra e njohur portugeze, Benfika, është duke u përballur me raste të shumta të infeksionit me koronavirus.

Pas testimeve të kryera gjatë fundjavës, pozitiv te kjo skuadër kanë rezultuar plotë 17 persona, përfshirë këtu edhe presidentin e klubit, Luis Filipe Vieira, i cili është asimptomatik dhe i vetizoluar.

Lajmin e ka konfirmuar vetë klubi luzitan, që nga Autoritetet Shëndetësore portugeze ka kërkuar të vendosin nëse skuadra do të vijojë e qetë kalendarin e ndeshjeve apo të zhvillojnë ndeshjet e tyre pas 14 ditësh.

Leave a Reply