Klop flet për paraqitjen e Shaqirit në derbin e madh ndaj Junajtedit!

Trajneri i Liverpullit, Jurgen Klop ka thënë fjalë të mira për futbollistin shqiptarë, Xherdan Shaqiri, pas paraqitjes së këtij të fundit në ndeshjen derbi kundër Mançester Junajtedit.

Shaqiri ishte titullar në këtë ndeshje, duke luajtur 76 minuta pastaj u zëvendësua me Kurtis Xhons.

Sidoqoftë, trajneri gjerman mendon se ka gabuar me vendimin për ta zëvendësuar Shaqirin, sepse ka mundur të luante edhe më shumë.

“Shaqiri është vërtet në formë të mirë. Ndoshta mund të luante edhe pak më shumë, mirëpo nuk isha i sigurt. Ishte kohë e gjatë që nuk ka luajtur nga fillimi, por ishte vërtet i mirë. Shaq ishte aty dhe ndihmoi me të madhe”, – ka thënë Klop.

Shaqiri mund të jetë titullarë edhe në ndeshjen e rradhës kundër Bërnlit, ndeshje kjo që në program është të enjten (21 janar).

Leave a Reply