Dembo nga Shkupi te Shaktjori Soligorsk falë dyshes Armend Nexhipi – Florin Biba 

Transferimi i Darboe Dembos nga FC Shkupi te kampionët e Bjellurusisë, Shaktjor Soligorsk bëri bujë të madhe, pasi ishte njëri nga transferimet më të shtrenjtë nga kampionati vendor.

Dembo ishte golashënuesi më i mirë i kampionatit në këtë gjysmësezon vjeshtor dhe interesimi për ti fituar shërbimet e tij ishte tejet i madh nga klube të ndryshme. Shkupi arriti të menaxhojë mirë situatën rreth ofertave dhe sot bëri edhe zyrtarisht të ditur marrëveshjen për transferimin e tij te klubi bjellurus, por pa permendur shifra të transferimit.

Nga ajo që arrijmë të mësojmë jozyrtarisht, është se kalimi i Dembos te Shaktjor Soligorsk ka kushtuar rreth mbi 800 mijë euro, ndërsa ky transferim i shtrenjtë është bërë falë dy menaxherave Armend Nexhipi dhe Florin Biba, të cilët me përkushtim të madh në negociata ndërmjet dy klubeve kanë ndërmjetësuar kalimin e Dembos te skuadra e Bjellurusisë.  Me kompletimin e këtij transferimi, mund të themi se dyshja Nexhipi – Biba kanë arritur një nga transferimet më të shtrenjtë nga futbolli jonë.

Leave a Reply