Nuk mjafton goli i Jasir Asanit, Partizani kthehet me barazim nga transferta në Durrës (VIDEO)

Partizani nuk ka shfrytëzuar barazimin e djeshëm të Vllaznisë, për t’iu afruar edhe më shumë në renditje skuadrës shkodrane, kjo pasi “Demat e Kuq” sot në Durrës barazuan 1:1 përballë Teutës, njofton “infOSport.mk”.

Ndryshe ndeshja nisi mjaft mirë për Partizanin, për të cilën skuadër Jasir Asani shënoi që në minutën e 8-të, të takimit. Villiam Cordeiro pasoi para zonës kundërshtare për shkupjanin, i cili  fillimisht tentoi me të majtën e tij që u bllokua nga mbrojtja vendase, që më pas e djathta e tij të rezultojë më e suksesshme, pasi arriti që të mposhtë portierin vendas, Stivi Frashëri.

Teuta u kundërpërgjigjë pas gjysmë ore lojë, kur sulmuesi Blerim Krasniqi me kokë shënoi një super gol për barazim të shifrave në 1:1.

Ky rezultat doli të jetë gjatë 45 minutave të para, por edhe në fund të takimit, pasi pjesa e dytë nuk solli ndonjë gol tjetër, edhe përkundër dëshirës së madhe nga të dyja taboret.

Ajo që vlen të theksohet, është kartoni i kuq i Valentino Murataj,  i cili në minutën e 80-të duheshe të braktis fushën pas kartonit të dytë të verdhë, transmeton “infOSport.mk”.

Ferhan Hasani ndjek nga afër ndeshjen e ‘klubit tij të ri’, Partizanit!

Këtë ndeshje nga afër e ndoqi edhe Ferhan Hasani, i cili me shumë gjasa së shpejti do të prezantohet me fanellën e Partizanit, skuadër kjo që vazhdon të mbajë pozitën e dytë me 27 pikë, 9 më pak se Vllaznia e Mevlan Adilit dhe Demir Imerit. Në anën tjetër Teuta mbetet në pozitën e tretë, me të njëjtin numër të pikëve sikurse edhe Partizani, 27. (infOSport.mk).

Leave a Reply