Mjeshtëria e Eriksen! Danezi nuk është për në bankinë (VIDEO)

Kristian Eriksen edhe pse në lojë u inkuadrua nga bankina, doli të jetë futbollisti më i merituar për fitoren e Interit në ndeshjen çerekfinale të Kupës së Italisë, kundër Milanit,njofton “infOSport.mk”.

Danezi shënoi golin e fitores 2:1 për Interin në minutën e 97-të, ndërsa mënyra e ekzekutimit ishte një kryevepër, duke shtangur me këmbë në tokë portierin Taratushanu nga gjuajtja e lirë.

Me këtë super gol, Eriksen dëshmoi se nuk është futbollistë stoli, edhe pse nuk po rigjen dot hapësirën e duhur nga ana e trajnerit Antonio Konte.

Ndryshe ishte Milani në këtë ndeshje që avansoi me golin e Ibrahimoviç në minutën e 31-të, mirëpo i njëjti në minutën e 58-të për shkak kartonit të dytë të verdhë la ekipin me një futbollistë më pak në fushë, duke i hapur rrugë përmbysjes së Interit, që fillimisht me Lukakun nga penaltia barazoi shifrat në 1:1, derisa eurogoli i Kristian Eriksen vulosi fatin e këtij takimi, duke i siguruar një vend për në ndeshjet gjysmëfinale të Kupës.

Leave a Reply