Shkëndija U19 mëson kundërshtarin në kuadër të Ligës së Kampionëve

Skuadra kampione e Maqedonisë në kategorinë U19, Shkëndija gjatë ditës së sotme ka mësuar kundërshtarin e parë në kuadër të Ligës së Kampionëve për të rinj, ndryshe e njohur si UEFA Youth League.

Në shortin e hedhur sot për raundin e 1/64-ave të finales, skuadra tetovare do të sfidojë kampionët e Azerbejxhanit, Gabala.

Këtë ndeshje Shkëndija do ta zhvillojë si vendas, me 2 ose 3 mars, kur edhe janë paraparë të zhvillohen të gjitha ndeshjet e fazës së parë.

Ndërkohë skuadra kampione e Shqipërisë për të rinj, Apolonia në kuadër të fazës së parë të Ligës së Kampionëve do të përballet me kampionët e Hungarisë, Gior. Njëjtë sikurse skuadra tetovare, ashtu edhe ajo nga Fieri i Shqipërisë, ndeshjen e fazës së 1/64 së finales do ta zhvillojë në shtëpi me 2 ose 3 mars.

Skuadrat fituese nga këto përballje kalojnë në 1/32 e finaleve, ndeshje këto që janë paraparë të zhvillohen me 12 mars. (infOSport.mk)

Leave a Reply