Totre edhe përfundimisht largohet nga Shkëndija!

Enur Totre me shumë gjasa do të largohet nga Shkëndija, te e cila skuadër krijoi identitet dhe famë, shkruan “infOSport.mk”.  24-vjeçari Totre është një fëmijë i skuadrës “kuqezi”, pjesë e së cilës është që nga viti 2014-të. Ai me fanellën e Shkëndijës numëron gati 200 ndeshje, teksa ka regjistruar edhe 11 gola dhe 13 asiste.

Totre një kohë më të gjatë është i lidhur me një transferim në elitën e futbollit polak, ndërsa së fundmi në skenë ka dalë edhe skuadra e Legia Gdansk. Mbetet të shihet nëse këta të fundit do gjejnë gjuhë të përbashkët me Totren, por edhe me drejtuesit e Shkëndijës, skuadër kjo që posedon kartonin e Enur Totre, që me skuadrën tetovare është i lidhur me kontratë deri verën e vitit 2021.

Pikërisht kjo kohëzgjatje e kontratës dhe refuzimi për të nënshkruar një kontratë tjetër të re me Shkëndijën, ka shtyrë drejtuesit e “kuqezinjëve” për tu futur në negociata me drejtuesit e Legia Gdansk, me qëllim për të përfituar ndonjë shumë simbolike nga shitja e 24-vjeçarit, i cili me skuadrën e tij të zemrës ka fituar dy tituj kampion dhe një trofe të Kupës.

Pikërisht këto trofe kanë shtyrë Totren për të menduar për sfida të reja dhe një kampionat më të fuqishëm, përmes të cilit do të konkurronte denjësisht edhe për një vend në formacionin e përfaqësueses së Maqedonisë.

Kujtojmë përveç Legia Gdansk, në garë për shërbimet e Enur Totre është gjithashtu edhe skuadra e Gornik Zabrzhe, që e para kishte tentuar të bëjë për vete futbollistin tetovar. (infOSport.mk)

Leave a Reply