Izraelitët bëhen “copa” mes vete! Sherr i madh në derbin Maccabi Haifa -Hapoel Haifa (VIDEO)

Një sherr i madh ka ndodhur në futbollin izraelit. Maccabi Haifa-Hapoel Haifa, një nga derbet më të zjarrta në vend, përfundoi me fitoren 2-0 të ekipit vendas.

Në fund ndodhi një përleshje e madhe, aty ku morën pjesë të lojtarët e dy ekipeve, stafet teknike dhe lojtarët e stolit. Një shfaqje për t’u dënuar, aq më tepër në këtë periudhë pandemie.

Arbitri, i hutuar dhe në konfuzion total për shkak të gjithë asaj që po ndodhet në stadium, nuk mori asnjë masë apo ndëshkim, që gjithsesi do të merren pasi të shqyrtohen pamjet filmike.

Mësohet se fitorja e derbit ka ekzaltuar stolin e Maccabi, që nuk i ka kursyer thumbimet dhe ofendimet ndaj lojtarëve kundërshtarë. Këta të fundit reaguan dhe në fushë plasi sherri i madh, ndërsa më së miri mund ta ndiqni përmes video materialit më poshtë.

Leave a Reply