Messi me një tjetër veprim të madh, dhuron ‘këpucët e rekordit të madh’ për t’u shitur në ankand

Lionel Messi përveç që është një futbollistë i shkëlqyer në fushën e futbollit, ai është një njeri i madh edhe jashtë saj.

Sulmuesi argjentinas së fundmi ka dhuruar këpucët e tij sportive, të cilat do të dalin në ankand gjatë këtij viti.

Me paratë e mbledhura nga shitja e tyre, do të ndihmohen fëmijët e prekur nga sëmundja e kancerit.

33 vjeçari ka dhuruar këpucët me të cilat kishte thyer rekordin e Peles, duke u bërë lojtari me më së shumti gola të shënuar për klube (644).

Kjo kishte ndodhur në dhjetor të vitit të kaluar, në ndeshjen që Barcelona e fitoi ndaj Valjadolit me shifrat 3:0.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply