Pandevi i futet “lojës” politike e nacionaliste, meritorë janë edhe mjekët e masazherët, por jo edhe kryetari i FFM-së Muamed Sejdini

Kapiteni i përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, Goran Pandev është vlerësuar me çmimin “Sportist i Vitit” nga Agjencia për Rini dhe Sport natën e sotme në një ceremoni të zhvilluar në arenën “Boris Trajkovski” në Shkup. Tashmë një periudhë Pandev në mënyrë krejt të pakuptimtë ka hyrë në lojërat e qeverisë që nuk zgjedh mjete për të futur dorë në FFM dhe tashmë publikisht kapiteni i përfaqësueses përkrah qëndrimet e tyre nacionaliste që s’po kapërdinë dot faktin që një shqiptar është në krye të Federatës së Futbollit. Pandev sinjalet e para i dha para ndeshjes me Kosovën kur lëshoi ca akuza që mbase edhe vet nuk do t’i ketë kuptuar, ndërsa tashmë hapur del në përkrahje të sulmit politik në drejtim të presidentit Sejdini.

Sonte Pandev fitoi çmimin e rradhës që si fudbollist padyshim e meriton, por është e qartë se çalon në aspekt njerëzorë. Në pamundësi që të jetë prezent në këtë ceremoni dhe për të marrë çmimin, Pandev ka bërë një video falenderimi nga Italia, duke falenderuar të gjithë për suksesin historik që arriti Maqedonia e Veriut për kualifikimin për herë të parë në Kampionatin Europian.

Ajo që ra në sy se kapiteni i Maqedonisë, falenderojë të gjithë nga bashkëlojtarët, seleksionuesin e madje edhe mjekët e masazherët e ekipit përfaqësues, por nuk e pa të arsyeshme të falenderoj edhe numrin një të Federatës së Futbollit të Maqedonisë së Veriut, Muamed Sejdinin.

Leave a Reply