Futbollisti i Prishtinës i futet politikës!

Janë publikuar 30 emrat e parë të listës së Partisë Demokratike të Shqipërisë për qarkun e Tiranës, ku lista kryesohet nga kryedemokrati Lulzim Basha.

Sali Berisha do të jetë i pesti në listë, ndërsa një vend në zonën e sigurtë e kanë edhe aleatët Fatmir Mediu, Shpëtim Idrizi, Vangjel Dule dhe Dashamir Shehi.

Në listë do të jetë edhe moderatorja Oriela Nebiaj, ndërkohë gjithashtu si i 28-ti në renditje figuron edhe Gentian Muça, aktualisht futbollist i Prishtinës, skuadër kjo që drejtohet nga strategu shkupjan, Zekirja Ramadani.

Leave a Reply