Suedia publikon listën, Ibrahimoviç vjen në “Fadil Vokrri”

Kombëtarja e Suedisë ka bërë publike listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjet e muajit mars.

Suedia do përballet me Gjeorgjinë dhe Kosovën brenda këtij muaji në kuadër të kualifikimeve për Botëror, derisa do zhvillojnë edhe miqësore me Estoninë.

Ajo që bie në sy tek lista e publikuar është edhe emri i Zlatan Ibrahimoviç, yllit të Milanit, i cili pritet të zbarkojë në “Fadil Vokrri” për ndeshjen ndaj “Dardanëve”, ndeshje kjo që në program është me datë 28 mars.

Leave a Reply