Ferhan Hasani: Nuk duhet të kemi presion, jemi të gatshëm të japim maksimumin

Maqedoninë e Veriut e pret përfaqësuesja e Rumanisë në ndeshjen e parë eliminatore për Kampionatin Botëror 2022. Përfaqësuesja e vendit këto dy ditë është stërvitur në Shkup, ndërsa nesër niset drejt Bukureshtit për sfidën e parë në ciklin e ri kualifikues.

Para kësaj sfide ka folur, reprezentuesi, Ferhan Hasani.

“Nuk duhet të kemi presion, pasi këto ndeshje nuk janë risi për ekipin nacional, këtu ka lojtarë që kanë qenë para një presioni të madh edhe në të kaluarën. Duhet të luajmë qetë, siç kemi luajtur edhe më herët dhe ashtu vijmë deri te rezulati i dëshiruar. Të gjithë jemi të gatshëm të japim maksimumin për përfaqësuesen. Është mirë që zhvillojmë ndeshje me përfaqësuese më të fuqishme se ne, ndërsa si dhe kush do të luaj do të vendos seleksionuesi”, ka deklaruar Ferhan Hasani në stërvitjen e sotme të Maqedonisë.

Leave a Reply