Messi ka më shumë gola se Ronaldo, pa llogaritur penaltitë (VIDEO)

Lionel Messi ka tejkaluar Kristiano Ronaldon sa u përket golave të shënuar nga loja. Argjentinasi ka regjistruar 637 gola, që nuk janë nga penaltia, ndërsa portugezi 635 gola, njofton ESPN, përcjellë “infOSport.mk”.

Të dielën 33-vjeçari Messi realizoi dy gola në fitoren e madhe 6:1 ndaj Real Sociedadit në “Anoeta”.

Ndërkohë 36-vjeçari Ronaldo nuk arriti të shënojë në rrjetën e Beneventos gjatë fundjavës së shkuar, teksa Juventusi i tij pësoi disfatë senzacionale 0:1.

Ndryshe Messi ka të shënuar 97 gola nga pika e bardhë në karrierën e tij, ndërsa Kristiano Ronaldo ka regjistruar 135 gola.

 

Leave a Reply