Dhunë në futbollin e të rinjëve në Shqipëri (VIDEO)

Ka degjeneruar në dhunë ndeshja midis ekipeve të Superligës shqiptare U-19, Football Republic dhe Teutës.

Ndeshja u mbyll me barazim 2:2, por kur rwzultati ishte 1:1 arbitri akordoi një penallti për Football Republic i cili u shndërrua në gol nga Hodo. Megjithatë mysafirët në minutën e tretë shtesë barazuan me anë të Elezit, i cili më pas  doli me karton të kuq.

E gjitha nisi nga pakënaqësia e rezultatit ku një futbollist i Football Republic debatoi me portierin kundërshtar dhe aty nuk munguan as grushtet dhe shtyrjet.

Edhe pse nuk ishte një ndeshje me tifozë për shkat të masave antiCOVID, fansat nuk munguan dhe ishin duke ndjekur edhe pjesën e këtij sherri.

Vlen të theksohet se edhe prindër të lojtarëve të rinj u futën në fushë dhe nisën të konfliktoheshin.

Leave a Reply