Rrudhani vendimtarë në fitoren e Arau

Donat Rrudhani ka rezultuar deçiziv për skuadrën e tij, Aarau, duke e ndihmuar këtë skuadër për të shënuar fitore minimale 1:0 ndaj Shafhauzen, njofton “infOSport.mk”.

Rrudhani golin e fitores për Aarau e realizoi në minutën e 71-të,kur doli të jetë i saktë nga pika e bardhë.

21 vjeçari, ndryshe pjesë e përfaqësueses shpresa të Zvicrës, arriti në kuotën e 5 golave të shënuar këtë edicion.

Falë kësaj fitore, Aarau gjendet në pozitën e 5 me 42 pikë.

Leave a Reply