Barcelona ka gati kontratën e përjetshme me Messin!

Messi verën e kaluar ishte shumë pranë largimit nga Barcelona, mirëpo me ardhjen e Huan Laportas si president i “katalunasve”, gjërat kanë ndryshuar. Dëshira e përhershme e argjentinasit, ka qenë që Barcelona të ketë një projekt të qartë dhe t’i ofrojë garanci për të ardhmen.

Leo dëshiron që ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe duket se lëvizjet e fundit për të bindur sulmuesin e talentuar, Erling Haland, po e bëjnë të mendojë realisht qëndrimin në Spanjë.

Sipas gazetës “AS” rinovimi me Barcelonën mund të vijë përpara fundit të sezonit dhe Laporta është gati që t’i ofrojë një kontratë të përjetshme kapitenit të tij.

Pasi të mbyllë karrierën si futbollist, Leo do të ketë një post drejtuesi në klub dhe pastaj mund të ikë kur të dojë. Sigurisht që nëse kapiteni i katalunasve dëshiron të luajë futboll pas Barcelonës, mund të shkojë në Katar ose në SHBA, siç bëri Andres Iniesta. Por, do të jetë vetë ai kur të vendosë ta lërë futbollin.

Leave a Reply