Muaji prill, bora ndërpret ndeshjen në futbollin holandez (VIDEO)

Ndeshja e javës së 32-të në Ligën e Dytë Holandeze, midis Roda dhe Almere Siti, është ndërprerë në minutën e 70’ të lojës, pasi kushtet atmosferike e bënë të pamundur vazhdimin e këtj takimi.

Nnga një video e postuar nga vetë klubi i Rodës, duken qartë reshjet e dendura të borës, që kanë zbardhur për pak sekonda gjithë fushën. Një dukuri e pazakontë kjo teksa ndodhemi në muajin prill dhe dimri nuk është larguar akoma në disa zona.

Leave a Reply