Milani ka gjetur sulmuesin për sezonin e ri, 23 gola në 19 ndeshje

Mungesa e Erling Braut Haaland te Salzburg nuk është se u ndje edhe aq shumë, pasi ekipi austriak ka gjetur një tjetër bomber.

Bëhet fjalë për Patson Daka, i cili është një makineri e vërtetë golash.

Sulmuesi nga Zambia ka shënuar 23 gola në 19 ndeshje këtë sezon në Bundesligën austriake, ndërsa sezonin e shkuar 24 gola në 31 ndeshje.

Kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro dhe këtë shifër është gati ta paguajë Milani.

Kështu raportojnë mediat italiane, sipas të cilave, drejtuesit kuqezi kërkojnë me ngulm një sulmues të ri për sezonin e ardhshëm.

Objektivi kryesor është pikërisht Patson Daka dhe për sulmuesin nga Zambia drejtuesit e Milanit kanë gati ofertën prej 25 milionë eurosh.

Tani mbetet për t’u parë në rast se Salzburg do të bindet për të hequr dorë nga kartoni i Dakas.

Leave a Reply