Super lajm për Shkëndijën në prag të ndeshjes me Renovën!

Një super lajm për Shkëndijën në prag të sfidës me Renovën, që në program është sot, njofton “infOSport.mk”.

Trajneri i “kuqezinjëve”, Ernest Gjoka më në fund do të mund të llogarisë në portierin e parë Kostadin Zahov që humbi dy ndeshjet e fundit me Vardarin dhe Sileksin shkaku i një viroze dhe tashmë pritet të kthehet në portë, ku në mungesë të tij, realisht punë të mirë kishte bërë edhe portieri i dytë, Ferat Ramani.

Pas mungesës së gjatë prej 4 muajve, në kombinim për lojë te Shkëndija kthehet edhe mbrojtësi Jan Krivak, që është rikuperuar plotësisht dhe i njëjti është përfshirë në 18-shen e grumbulluar për takimin me Renovën.

Mungesa e vetme do të jetë ajo e Kamer Qakës që ankohet në një lëndim më të lehtë dhe stafi teknik duket se nuk dëshiroj të rrezikojë me aktivizimin e tij në ndeshjen e sotme që starton në ora 13:00.

Leave a Reply