Lajm i keq për Bajernin, Levandovski mungon edhe në Paris

Bajern Munih do të udhëtojë në Paris për tu përballur me skuadrën e Paris Sen Zhermenit në ndeshjen e kthimit në kuadër të çerekfinales së Ligës së Kampionëve.

Siç kishin raportuar mediat gjermane, Levandovski ishte stërvitur por ende ishte në dyshim për këtë takim.

Sidoqoftë, “Bavarezët” kanë publikuar listën e lojtarëve të grumbulluar nga trajneri, Hansi Flik.

Lewandowski mungon, bashkë me të edhe Gnabry, Costa, Sule dhe Tolisso.

Më poshtë mund të shihni listën e plotë të skuadrës gjermane për takimin me Paris Sen Zhermen në “Parkun e Princërve”.

 

Leave a Reply